Kurti takon Bajrën, i ofron mbështetje për Fondin e Kursimeve Pensionale NULL NULL 18.11.2023 16:42 18.11.2023 16:42 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajrën. Gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kurtin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale, raporton Klan Kosova. Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit. Kurti e përgëzoi Bajrën për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Paratë e falsifikuara, BQK del me udhëzime, thotë se 2-euroshja origjinal s’mund të refuzohet 01/12/2023