Kurti takon ambasadorët e QUINT-it: Kosova e gatshme për zbatimin e Planit Evropian NULL NULL 03.03.2023 17:45 03.03.2023 17:45 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar këtë të premte ambasadorët e QUINT-it, respektivisht ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Kosovë. Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, Kurti i njoftoi ambasadorët për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë dhe gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klankosova.tv. Mes tjerash, Kurti dhe ambasadorët diskutuan edhe mbi aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës teksa i falënderoi për mbështetjen e tyre për këtë aplikim. “Republika e Kosovës ndanë të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, dhe këto janë të mishëruara edhe në Kushtetutën tonë, nëpërmjet inkorporimit të konventave të rëndësishme të Këshillit të Evropës”, u shpreh Kurti. Kurti, tutje, theksoi se përparimet e dukshme të Republikës së Kosovës në indekset ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut, të demokracisë dhe të sundimit të ligjit, janë disa nga dëshmitë që tregojnë se Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës dhe procesi i filluar i anëtarësimit duhet të vazhdojë pa vonesë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Hoti për 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin: Janë jorelevante – dialogu kishte strukturë më të mirë në qeverinë e kaluar 2 months