Kurti takon Abbott, merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për pandeminë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti takon Abbott, merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për pandeminë

NULL NULL
15/04/2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott.

Në këtë takim u diskutua për Covid-19, veprimet dhe masat që institucionet qeverisëse të Kosovës kanë ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Kurti e njoftoi ambasadorin britanik mbi mbarëvajtjen e vendimeve të deritanishme dhe për vendimet e reja që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë.

Ai rikujtoi se “për të dhe Qeverinë në detyrë ruajtja e shëndetit publik mbetet prioriteti më i lartë, derisa vëmendje dhe kujdes i veçantë po i jepet edhe shëndetit të ekonomisë”.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë vlerësoi punën e Qeverisë dhe institucioneve tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19 dhe përsëriti përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar.