Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti takohet me Scholzin në kongresin e SPD-së

NULL NULL
09.12.2023 14:27

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë kongresit të Partisë Socialdemokrate.

Kurti tha se takimi me Scholzin ishte i frytshëm, teksa shprehu kënaqësinë e tij që po merr pjesë në kongresin e SPD-së gjermane.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kryeministrisë, Kurti do të qëndrojë për vizitë në Gjermani edhe nesër, ku do të takohet me mërgatën e Kosovës atje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.