Kurti takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për zhvillimet e fundit e dialogun NULL NULL 22.09.2023 19:48 22.09.2023 19:48 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar presidentin e Zvicrës Alain Berset, për të cilin folën për zhvillimet e fundit në vend. Kurti e Berset folën edhe për dialogun, rezultatet e deritanishme të qeverisjes, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes të dy vendeve. “Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e Zvicrës në çdo etapë të rezistencës, çlirimit, pavarësimit, shtetndërtimit e zhvillimit, si një nga vendet e para që e njohën Kosovën”. “Ajo edhe sot vazhdon të përkrah shtetin e Kosovës, përfshirë në arenën ndërkombëtare, siç u dëshmua edhe me mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai falënderoi Zvicrën edhe për rolin e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes misionit të Swisscoy, në kuadër të KFOR-it, të cilit së fundi i është vazhduar mandati deri në vitin 2026”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv. Më tej, Kurti e Berset folën edhe për mundësitë në fushat me potencial për bashkëpunim më të thelluar dhe për marrëveshje të reja që e shtojnë atë, në veçanti në kuadër të EFTA-s. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 19 orë më parë