Kurti takohet me komandantin e ri të FSK-së, biseduan për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve të kësaj force - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti takohet me komandantin e ri të FSK-së, biseduan për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve të kësaj force

NULL NULL
03/12/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij komandantin e sapoemëruar të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Në këtë takim të parë në kapacitetin e ri të gjeneralmajor Bashkim Jasharit, kryeministri e uroi edhe një herë për detyrën e tij të re dhe i dëshiroi suksese të njëpasnjëshme.

“Si pasardhës i familjes së lavdishme Jashari, më së miri e kuptoni se ushtria jonë e re, që është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtylla mbi të cilën mbështetet republika jonë”, u shpreh kryeministri.

Me komandantin e FSK-së, Jashari, kryeministri Kurti bisedoi për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së dhe mbështetjen që FSK-ja ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës në arritjen e këtyre synimeve.

Tutje, Jashari e falënderoi Kurtin për mikpritjen dhe e siguroi se do të angazhohet maksimalisht për të plotësuar objektivat e përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për të mbrojtur vendin edhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.