Kurti takohet me kadetë të FSK-së që studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë NULL NULL 28/11/2021 28/11/2021 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, priti në takimi katër kadetët e Forcës së Sigurisë Kosovës, Alma Kololli, Blend Spahiu, Diogjena Rrudhani dhe Endi Sherifi, që janë duke ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në takimin që u mbajt pikërisht në Ditën e Flamurit, Kurti ua uroi këtë festë të rëndësishme për kombin katër kadetëve të pranishëm. Ai i inkurajoi që të përfitojnë sa më shumë prej Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe nga ndërveprimet me ushtarakët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Ky është brezi i parë i kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që për 3 vjet do të ndjekë studimet në këtë akademi, transmeton Klankosova.tv. Kadetët u shprehën se për ta është krenari që të përfaqësojnë Kosovën në këtë institucion të rëndësishëm, kurse nder që të takohen me kryeministrin Kurti në këtë datë të sotme.
Kosova Bugajski: Ndryshe prej Kosovës, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus 17 minuta më parë