Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti takohet me ambasadoren e Izraelit, do të thellohet bashkëpunimi

NULL NULL
05.04.2022 23:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv.

Duke e uruar për detyrën,  Kurti shprehu kënaqësinë për takimin. Ai e falënderoi për njohjen e  Kosovës nga Izraeli.

Ambasadorja tha se është e nderuar të jetë ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, dhe e ftoi kryeministrin për vizitë zyrtare në Izrael.  Ajo shtoi se ndonëse nuk kemi pasur marrëdhënie diplomatike, njerëzit tanë kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se në këtë takim u konfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin. U bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, bujqësisë, arsimit dhe kulturës, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.