Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti takohet me ambasadoren e Finlandës

NULL NULL
22.05.2020 22:29

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, transmeton Klan Kosova.

Në njoftimin e Zyrë së kryeministrit thuhet se gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave.

“Në këtë drejtim, pas hartimit dhe implementimit të pakos së parë emergjente fiskale, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve është në përfundim të përgatitjes së pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë”.

“Pakoja e dytë ka për qëllim adresimin e implikimeve ekonomike afatmesme të pandemisë dhe riorientimin e ekonomisë, me theks të veçantë përkrahjen e grave në sektorin privat dhe pjesëmarrjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit”.

“Ambasadorja Stjernvall shprehu vlerësimin e saj për reagimin e institucioneve ndaj pandemisë COVID-19, si në raport me shëndetin publik ashtu edhe në atë ekonomik. Ajo përsëriti gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen dhe përgatitjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave të saj”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.