Kurti sot viziton burgun e Dubravës me rastin e 24-vjetorit të masakrës NULL NULL 22.05.2023 07:41 22.05.2023 07:41 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot viziton Qendrën Korrektuese të Dubravës, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës. Vizita e Kurtit pritet të zhvillohet në orën 10:00, njofton Klan Kosova. Kujtojmë se 24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023