Kurti: S’kemi nevojë për kurrfarë koalicioni – s’ke me kë të bësh NULL NULL 07.02.2021 22:10 07.02.2021 22:10 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët ku ka pranuar pyetje dhe është përgjigjur. I pyetur se a do të arrijë Lëvizja Vetëvendosje ta formojë qeverinë e vetme pas zgjedhjeve të 14 shkurtit apo do të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër, Kurti ka thënë se “s’ke me kë të bësh koalicion”, njofton Klan Kosova. “Kjo varet prej secilit prej nesh nëse pas shtatë ditëve i bie saktësisht në këtë orë, ne do të marrim vesh rezultatin e zgjedhjeve që do të jetë në favor të VV-së – kështu atëherë mirë është puna dhe s’kemi nevojë për kurrfarë koalicioni sepse edhe s’ke me kë të bësh”. Kurti ka shtuar se koalicion e ka bërë më iniciativën e Vjosa Osmanit. “Tash është populli ai që po del në referendum”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025