Kurti shpreh sërish shqetësimin rreth takimit në Washington, tregon edhe arsyet NULL NULL 15.08.2020 22:22 15.08.2020 22:22 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur sërish shqetësimin e tij rreth takimit në Washington mes palës kosovare dhe asaj serbe. Kurti nëpërmjet disa postimeve në Twitter të bëra në gjuhën angleze thotë se njoftimi i emisarit të presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell që më 2 shtator, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të SHBA-së, do të ketë një takim bisedimesh në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësues, njofton Klan Kosova Mes tjerash Kurti ka treguar edhe arsyet se pse ky takim është shqetësues për të. Ish-kryeministri ka vlerësuar se e para është mungesa e besueshmërisë dhe transparencës. First is the lack of credibility & transparency.The ”land-swap" idea was denied consistently, but was proven to be true by National Security Advisor, Ambassador John Bolton, who said that the idea came from both presidents (Thaci&Vucic). This damaged trust in the process. — Albin Kurti (@albinkurti) August 15, 2020 “Ideja e ‘shkëmbimit të territorit’ u mohua në mënyrë të vazhdueshme, por u vërtetua se ishte e vërtetë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, ambasadori John Bolton, i cili tha se ideja erdhi nga të dy presidentët (Thaci & Vuçiq). Kjo e dëmtoi besimin në proces”. Mes tjerash sipas ish-kryeministrit Kurti, e dyta është mungesa e njohurive për këtë çështje. Second is the lack of knowledge of the issue.Kosova is an independent & sovereign country which is neither in conflict to need a peace deal, nor does it have an unsolved status requiring a negotiation. These are false pretenses. — Albin Kurti (@albinkurti) August 15, 2020 “Kosova është një vend i pavarur dhe sovran i cili nuk është as në konflikt për të pasur nevojë për një marrëveshje paqeje, as nuk ka një status të pazgjidhur që kërkon negociata. Këto janë pretendime të rreme”. Teksa arsyeja e tretë sipas Kurtit, është koha dhe përkushtimi. Third is timing & dedication.A normalization deal w/ Serbia requires resolving all outstanding issues, hence a lengthy process. W/ Presidential elections in November it's clear that this is not about the content of the agreement, but the signature at the end of it. — Albin Kurti (@albinkurti) August 15, 2020 “Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë kërkon zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura, pra një proces i gjatë. Me zgjedhjet presidenciale në nëntor është e qartë se kjo nuk ka të bëjë me përmbajtjen e marrëveshjes, por nënshkrimin në fund të saj”. Po ashtu Kurti nuk e përjashton mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve veçse thekson se kjo mund të ndodhë përmes një dialogu të përgatitur mirë. #Kosova & #Serbia must normalize state relations, but that can happen through a well-prepared dialogue. The bond and loyalty of Kosova with #UnitedStates remains unbroken, but forcing bad agreements for the sake of a political campaign is wrong. — Albin Kurti (@albinkurti) August 15, 2020 “Lidhja dhe besnikëria e Kosovës me SHBA-në mbetet e pathyer, por detyrimi për marrëveshje të këqija për hir të një fushate politike është gjë e gabuar”, ka shkruar në fund Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 36 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 42 minuta më parë