Kurti shpalos programin edhe për një mandat në krye të VV-së (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti shpalos programin edhe për një mandat në krye të VV-së (VIDEO)

NULL NULL
20/09/2022

Figurat më të rëndësishme të ‘Lëvizjes Vetëvendosje’ rreth e rreth Kosovës u mblodhën në Prishtinë, këtë të martë.

Ata dëgjuan programin e kryetarit të partisë, Albin Kurtit, që po synon për të tretën herë pozitën e njëjtë në zgjedhjet e brendshme që mbahen këtë të dielë.  Më 25 shtator Kurtit nuk i bënë askush konkurencë.

I pari i partisë, njëherit kryeministri i vendit, Albin Kurti, fjalimin e tij të gjatë e filloi me disa fjalë që ia adresoi opozitës.

“Ndoshta e mbani mend që thuhej se në shtator do të ketë zgjedhje, e vërtetë është që në shtator ka zgjedhje, ato janë në Lëvizjen Vetvëvendosje të dielën”, tha Kurti.

Ai tha se platformën e kandidatit e bazon në 10 pika që përfshinë rritjen e  numrit të antarëve të moshave të reja, rritja e numrit të vajzave e grave në parti e krijimi i kohezionit midis brezave.

Këtë të dielë në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, garon edhe Albulena Haxhiu në krye të organizatës ‘Gratë për Vetëvendosje’ si dhe  Behar Jashari për kryetar të organizatës ‘Rinia për Vetvendosjen'”.