Kurti shkon për vizitë në Komunën e Prishtinës, Ahmeti s’del te hyrja për ta pritur (VIDEO) NULL NULL 28.05.2020 10:13 28.05.2020 10:13 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka arritur në Komunën e Prishtinës për të bërë vizitën e tij sikur në disa prej komunave të tjera të vendit. Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, nuk ka dalë për ta pritur atë te hyrja e objektit, por e ka pritur atë në korridorin e komunës që çon për tek zyra e tij, njofton Klan Kosova. Edhe përshëndetja mes tyre nuk është bërë dorë më dorë, por kjo për shkak të situatës me koronavirusin. Ata janë përshëndetur sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë