Kurti: Serbia duket se planifikoi vrasjen e Martyt për të na fajësuar, siç bëri në të kaluarën NULL NULL 12.04.2022 09:52 12.04.2022 09:52 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe populli i saj e di kush është Serbia, kjo për deklaratat e ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Martyt, i cili ka thënë shteti serb është duke planifikuar ta vrasë atë dhe se fajin do t’ia lë Kosovës. “Sa i përket çështjes së Dick Martyt ai kësaj herë nuk është autor por është protagonist. Shpresoj dhe uroj që QUINT-i në Beograd dhe BE-ja në përgjithësi ta ngritin këtë çështje me presidentin atje dhe me të gjitha organet shtetërore. Kjo është akuzë e jashtëzakonshme që i tejkalon çfarë do përmasash individuale e përfshin një shtet të tërë”,ka thënë Kurti në një konferencë për media. “Ju e dini shumë mirë se Shërbimi sekret i Serbisë, gjatë vite 70-ta, e 80-ta jo vetëm 90 ka vrarë shumë partriot e veprimtar shqiptarë, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë e kanë të ushtruar ndër dekada, ndër ata që u vranë janë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka e deri tek Enver Hadri e shumë e shumë të tjerë, pra mënyra si ka operuar Shërbimi sekret serb në Evropën Perëndimore ndaj shqiptarëve edhe kroatëve është i njohur botërisht, duket që atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt e duke na fajësuar neve”, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 1 minutë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 2 minuta më parë