Kurti: S’dëshirojmë që energjia të jetë e shtrenjtë, por dje importi na ka kushtuar mbi 2 milionë euro NULL NULL 20.01.2022 10:58 20.01.2022 10:58 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve në Kuvend ka folur në lidhje me temë e energjisë elektrike. Ai tregoi shpenzimet e energjisë elektrike që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme. “Unë po e marrë vetëm shembullin e djeshit, dje i kemi pas në punë tri blloqet e termocentralit Kosova A, A3, A4 dhe A5. A3 ka gjeneruar energji me kapacitet prodhues 133 MW (Megawatt), A4 135 MW dhe A5 130 MW. Ka punuar edhe B1 në termocentralin Kosova , me 251 MW”, B2 vazhdon të jetë jashtë funskionit. Totali i gjenerimit të energjisë me kapacitetet tona ka qënë me fuqinë prej 727 MË në ditën e djeshme. Ai tha se dje importi ka kushtuar mbi 2 milionë euro, përcjell Klankosova.tv. “Importi i djeshëm është mbi 10 GW (Gigawatt) orë, ndërkaq devijimi është mbi 400. Anjëri nuk dëshiron që energjia të jetë e shtrenjë, mirëpo importi na ka kushtuar dje 2 milion e gjysmë euro. Më tregoni ku t’i marrim paratë”, u shpreh Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.