Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka komentuar zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas vendimit të gjashtë deputetëve të kësaj partie për të mos e mbështetur kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu.
Duke shkuar në objektin e Kuvendit të Kosovës, për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka thënë shkurt se do të ketë adresim më pas, lidhur me zhvillimet e fundit.
“Vullnetin për zgjedhjen e presidentit e kemi shndërruar në marrëveshje me LDK-në me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut. Mbrëmë kemi pasur takim në VV me kryesinë, tash po shkoj në mbledhjen e Grupit Parlamentar e më pas do të mund të ju drejtohem”, ka thënë Kurti.