Kurti, qytetarëve pas rritjes së çmimeve: Ruajeni qetësinë, do t'iu ndihmojmë me pako për tejkalimin e vështirësive financiare

Kurti, qytetarëve pas rritjes së çmimeve: Ruajeni qetësinë, do t’iu ndihmojmë me pako për tejkalimin e vështirësive financiare

NULL NULL
1 month më parë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga sot janë punuar për një pako masash për qytetarët e vendit që t’iu ndihmojnë pas rritjes së çmimeve të shumë produkteve elementare.

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës që të ruajnë qetësinë e tyre.

“Ju ftoj ta ruani qetësinë, po punojmë për një pako masash që do t’i ndërmarrim që do t’iu vijnë në në ndihmë t’i tejkaloni vështirësitë financiare”.

Kurti ka theksuar se është duke u bërë një fushatë ndaj Qeverisë duke i fajësuar për rritjen e çmimeve të produkteve.

“Fushata që në qendër ka fajësimin e Qeverisë, për efekt mund të ketë veçse shtrimin e terrenit për manipuluesit për të ngritur çmimet duke e përkeqësuar situatën, ndërsa në anën tjetër do të nxisë frikë, nervozë e panik te qytetarët si konsumatorë”.

I pari i ekzekutivit ka deklaruar se çmimet e janë rritur në tërë botën shkaku i dëmeve të shkaktuara nga pandemia në ekonomi.

“Pasojat e pandemisë në ekonominë globale po e afektojnë edhe Kosovën duke ndikuar në rritjen e çmimeve të shumë produkteve esenciale, gjithsesi kjo rritje me ritëm shumë të shpejtë ndikoi edhe në shtetet më të zhvilluara”,ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.