Kurti: Qeveria synon ndërtimin e dy digave të reja brenda mandatit NULL NULL 5 months më parë 5 months më parë Këshilli Ndërministror i Ujërave ka mbajtur takimin e parë në përbërjen e tij të re, në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në kuadër të diskutimit mbi gjendjen e sektorit të ujërave në Kosovë dhe orientimit strategjik të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fushë, Kurti tha se jemi të përkushtuar në zhvillimin e sektorit të ujërave dhe se beson që kjo qeveri është me aktivja deri më tani në përparimin e këtij sektori. Ai veçoi rritjen prej 220% në të hyrat nga pagesat ujore si dëshmi e angazhimit të qeverisë dhe ndërmarrjeve publike në grumbullimin e të hyrave, por edhe siç tha, e besimit të lartë të qytetarëve ndaj qeverisë dhe institucioneve vartëse. Duke u shprehur se janë të vetëdijshëm për rezervat e ulëta ujore në vend, të cilat nuk kalojnë shifrën prej 500 milionë metra kube ujë, kryeministri bëhet e ditur se ritheksoi synimin e Qeverisë për të rritur këto kapacitete duke ndërtuar dy diga të reja brenda këtij mandati, gjatë të cilit synohet edhe përfundimi i ndërtimit të impianteve në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës.
Lajme Bregdet i pastër para 1 qershorit, Rama: Sezoni me fluksin më të madh të turistëve 24.05.2022 11: 25
Kosova Zëvendëspresidentja e MCC: Është koha e jashtëzakonshme për të punuar për energjinë e efiçencës 24.05.2022 11: 22
Kosova Emetohet pulla e re postare me titull ‘’30-vjetori i Zgjedhjeve Parlamentare-Presidenciale”. 24.05.2022 11: 18