Kurti: Qeveria jonë është e para në Kosovë që e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Qeveria jonë është e para në Kosovë që e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave

NULL NULL
24.04.2023 15:25

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se qeveria e tij është e para në Kosovë që ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave.

Kurti këto komentet i bëri në edicionin e parë të STEMMinists, transmeton Klankosova.tv.

“Sot organizuam edicionin e parë të STEMinists, një konferencë që lartëson gratë dhe vajzat që japin kontribute të paçmueshme në fushat STEM dhe thyejnë shumë barriera të padrejta në proces. Qeveria jonë është e para në Kosovë që e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave në STEM”, ka shkruar Kurti në Twitter.