Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Pushteti në Kosovë merret veç me zgjedhje, protestat janë të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin

NULL NULL
02.06.2023 13:18
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se kryetarët në veri janë larg prej legjitimitetit të plotë politik për shkak të daljes së ulët në zgjedhje, por sipas tij, kjo ishte si pasojë e fushatës së egër të Beogradit.

Ai tha se ata që po kritikojnë prej Beogradi se legjitimiteti i vogël, ata s’kanë vet kurrfarë legjitimiteti.

“Kryetarët aktual në katër komuna kanë legjitimitet të vogël, por serbët e Listës Serbe e kanë legjitimitetin zero e 3.5 për qind është më shumë se zero. Dhe, mos të harrojmë që bojkoti e braktisja e institucioneve krejt janë vendime të gabueshme politike me qëllime të këqija që duhet ta bartin ata pasojën e jo shteti ynë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se në Kosovë pushteti mund të merret vetëm me zgjedhje e jo me granata, plumba, sulme mbi KFOR-in, policinë e gazetarët.

“Nuk është kjo protestë për zgjedhje komunale, por këto janë protesta me kryçin me katër “S”, me shkronjën ruse “Z”, e këto janë protesta të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”.

“Nuk është vetëm cështja e komunës aty, a ndërtesat e komunës janë të Kosovës. Nëse s’janë për kryetarët, për kë janë aty. Që nga viti 1999 ka struktura paralele ilegale atje, e ne s’mund të krijojmë struktura paralele për strukturat paralele”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.