Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti publikon listat me rritje: Tash e tutje s’do të kemi stagnim të pagave (FOTO)

NULL NULL
01.02.2023 13:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar lista të rritjes së pagave për punonjësit e sektorëve publikë.

Ai publikoi listat ku shihet se sa për qind kanë pasur rritje punëtorët shëndetësorë, të arsimit e zyrtarët policorë.

“Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai tha se tani e tutje pagat do të lëvizin sipas rritjes, punës e rezultateve që të gjithë bashkë kanë në rritjen ekonomike të vendit.

“Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, ka shtuar ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.