Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Propozimi i Borrellit për targat, i papranueshëm për Kosovën pa angazhimin për marrëveshjen finale

NULL NULL
21.11.2022 17:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti tha se propozimi i Borrellit që Kosova të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja “KM” ka qenë i papranueshëm për Kosovën, pa qenë i shoqëruar me pjesën për t’u angazhuar për marrëveshjen finale për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ashtu siç ishin ftuar me urgjencë nga BE-ja në Bruksel.

“Propozimi ishte që ne ta pezullojmë vendimin për gjobitje dhe të vazhdojmë vetëm me qortimet, ndërkaq Serbia të ndalojë me prodhimin e targave ilegale. Por për neve natyrisht se është e papranueshme nëse kjo nuk shoqërohet për atë çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë”, ka thënë Kurti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.