Kurti priti në takim Bordin e përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A NULL NULL 11.08.2022 19:50 11.08.2022 19:50 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A., të emëruar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë. Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se në takim u bisedua për tejkalimin e morisë së problemeve me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje si dhe ngecjeve në realizimin e objektivave afariste. Po ashtu u diskutua mbi prioritetet kryesore, u theksua roli i rëndësishëm që ka bordi si dhe domosdoshmëria e rritjes së efikasitetit. Kryeministri ritheksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bordin e sapo emëruar në punën e tij për zhvillimin e ndërmarrjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 18 minuta më parë