Kurti priti në takim Bordin e Përkohshëm të KEK-ut NULL NULL 21.05.2020 23:23 21.05.2020 23:23 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, sot zhvilloi një takim të përbashkët me Bordin e Përkohshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës Sh. A, të udhëhequr nga Kryesuesja e Bordit, Rrezarta Pllana, me anëtarët e Bordit, Arbnor Pula, Merita Kasapolli dhe Bezad Halilaj, dhe me u.d. Kryeshefin Ekzekutiv të KEK, Luigj Ymerin. Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit thuhet se kryesuesja dhe anëtarët e Bordit e njoftuan Kryeministrin për objektivat strategjike të Bordit dhe Planin e Veprimit. “Gjithashtu u diskutua për përpilimin e një strategjie zhvillimore të KEK-ut në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik”. “Për Qeverinë e Republikës së Kosovës mbetet prioritet zhvillimi i ndërmarrjeve publike dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes profesionalizmit dhe alokimit të duhur të resurseve që ato kanë”, thuhet tutje në njoftimin e qeverisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë