Kurti prezanton mbrapsht medaljen që ia dhuroi presidenti francez për vizitën në Paris (FOTO) NULL NULL 24.06.2021 14:13 24.06.2021 14:13 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, se Presidenti francez, Emanuel Macron, e ka nderuar atë me një medalje presidenciale, në nderë të vizitës së tij që zhvilloi në Francë. Megjithatë, me të publikuar këtë pullë të cilën kryeministri kosovar e cilëson dhuratë nderuese nga presidenti francez, duket se ka diçka që nuk shkon me prezantimin e saj, njofton Klan Kosova. Kjo medalje, është publikuar jo në mënyrë të duhur në fotografi derisa mban këtë mesazh: ”Dhurata nderuese e Presidentit Macron në fund të takimit dhe vizitës së djeshme në Paris”. Siç vërehet edhe në pamje, ajo është e prezantuar mbrapsht. Rreth kësaj ka reaguar Teuta Sahatqija nga Lidhja Demokratike, duke thënë se me gjasë të përmbysur kryeministri kosovar mund ta ketë postuar qëllimisht dhuratën e presidentit francez. ”Qite bre mbarë Simbolin e Presidentit Macron! Apo me qëllim e ke lënë përmbys?”, shkruan ajo, njofton Klan Kosova. Ndërkohë kjo medalje presidenciale do duhej të prezantohej në këtë formë siç duket në fotografinë më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 2 minuta më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë