Kurti pret kryediplomatin çek në qeveri NULL NULL 29.09.2022 14:58 29.09.2022 14:58 Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar kryediplomatin e Çekisë, Jan Lipavsky, në qeveri. Kryediplomati çek është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Kosovë teksa deri tani është pritur nga presidentja, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, ka thënë se Presidenca e Bashkimit Evropian e ka për qëllim të bëhet përparim në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai, në një konferencë për media pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, ka thënë se shpreson se do të ketë një vendim pozitivë për Kosovën sa i përket vizave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024