Kurti pret gazetarët afganë, ndan me ta kauzën për demokraci NULL NULL 31.01.2023 18:30 31.01.2023 18:30 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur katër gazetarët afganë që kanë arritur mbrëmë në Kosovë. “Kurti u tha se populli i Kosovës bashkëndjen me kauzën e tyre dhe të popullit afgan për demokraci, respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe prosperitet”, shkruhet në deklaratën për media të Zyrës së Kryeministrit. Njëra ndër gazetaret, Amina u shpreh falënderuese për mikpritjen në Kosovë dhe për mbështetjen e Qeverisë. Kryeministri dhe gazetarët biseduan për aktualitetin në Afganistan, pozitën e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut atje, e veçanërisht të grave dhe vajzave nën regjimin taliban. Gazetarët afganë u mirëpritën në vendin tonë një muaj pas vendimit të Qeverisë që do t’u mundësojë atyre strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, transmeton Klankosova.tv. Këta gazetarë do të qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosova”, të cilën e financon Qeveria e Kosovës.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months