Kurti pret ambasadorin e ri turk: Turqia, partner i dëshmuar i Kosovës NULL NULL 23.02.2023 15:45 23.02.2023 15:45 Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili. Kurti, në këtë takim, shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk, si mik e partner i dëshmuar i popullit dhe Republikës së Kosovës. Ai ka shprehur gjithashtu më të thella ambasadorit për viktimat e tërmetit që e goditi Turqinë duke shtuar se Kosova është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, dhe mbi bazën e kapaciteteve të saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, kanë ndihmuar në këtë kohë të vështirë. Mysafiri Angili shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë. Ai shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e Republikës së Kosovës dhënë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti shkatërrues. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në ekonomi, siguri, mbrojtje dhe kulturë.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months