Kurti “përvetëson” liberalizimin e vizave NULL NULL 09.03.2023 21:25 09.03.2023 21:25 Këshilli i Ministrave të BE-së sot i ka dhënë dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e çuar procesin edhe një hap tutje. E për këtë votim të sotëm, kryeministri Albin Kurti po e cilëson si vendim të bazuar në “vlerësimin e qeverisjes” së tij. “Ky vendim është vlerësim i qeverisjes sonë që po sjellë vendime të mira për qytetarët dhe njohje e reformave që po përmirësojnë indikatorët në organizata ndërkombëtare”, shkroi Kurti në Facebook, raporton Klankosova.tv. Ai tha se “krahas rritjes e përmirësimit të gjithmbarshëm në indikatorët e drejtësisë, demokracisë e lirisë, sot kemi edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për udhëtimin pa viza për qytetarët e republikës”. Ndërkaq në Twitter, kreu i ekzekutivit u tregua pak më i matur në cilësime. “Një hap më afër: I kënaqur nga vendimi unanim i Këshillit të BE-së sot në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, shkroi më herët kryeministri Kurti. Kujtojmë se afati i fundit për lëvizje të lirë pa viza në zonën Schengen për qytetarët e Republikës së Kosovës është data 1 janar e vitit 2024. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months