Kurti përgëzon Hovenier që “Bondsteel” u lidh me KEK-un - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti përgëzon Hovenier që “Bondsteel” u lidh me KEK-un

NULL NULL
23/09/2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrur pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të furnizimit me energji në kampin “Bondsteel”.

Ai ka përgëzuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për projektin që pritet të zvogëlojë emetimin e karbonit për 4 mijë e 500 tonë në vit.

“Ceremonia e sotme u organizua në kuadër të projektit “Modernizimi i sistemit elektro-energjetik të Kampit Bondsteel” që synon zvogëlimin e emetimit të karbonit, për të përmirësuar aftësitë e përgjithshme të sistemit elektrik si dhe për të kursyer në koston vjetore të energjisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot, kampi “Bondsteel” është lidhur me rrjetin energjetik të Kosovës.

Kampi Bondsteel lidhet me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës (FOTO)