Kurti për vërshimet: Qeveria do të jetë përherë pranë komunave që u prekën, duhet hetim për shkaktarët NULL NULL 25.01.2023 10:34 25.01.2023 10:34 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur në lidhje me dëmet e vërshimeve në komunat që u preken më së shumti. Kurti tha se komunave, familjeve, bizneseve e qytetarëve nga zonat e prekura, qeveria do t’iu qëndrojnë pranë përherë. “Ndihma nga qeveria nuk do të mungojë për asnjë moment. Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Podujeva bashkë do të ngritën”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. Tutje, Kurti paralajmëroi se teksa po punojnë për të sanuar dëmet e shkaktuara, qeveria duhet të merret edhe me shkaktarët e shkallës së vërshimeve. “Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksplantimi i egër i zhavorrit, hedhja e mbeturinave në lumenj, prerja ilegale e pyjeve, sistemet joadekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhës, planifikimi jo i duhur i infrastrukturës publike si dhe ndryshimet klimatike globale, padyshim që i kanë ndihmuar, shpejtuar, shpeshtuar përmbytjet në vendbanimet tona”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. Kreu i qeverisë tha se duhet edhe hetim për veprimet, sipas tij, të jashtëligjshme në dëm të ekosistemit, teksa shtoi se nuk mjafton rimëkëmbja nëse nuk nxirren mësime.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 08/02/2023