Kurti për takimin me Lajçakun: BE s’ka alternativë për zgjerim pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor NULL NULL 01.09.2021 18:38 01.09.2021 18:38 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar më shumë detaje për takimin që sot e ka pasë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të margjinave të Forumit Strategjik të Bledit. “Ne diskutuam për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për takimet e kaluara dhe ato të ardhshme në kuadër të dialogut. U dakorduam për rëndësinë që ta sjellim perspektivën europiane më afër njerëzve dhe nuk alternativë tjetër për zgjerimin e BE-së pos anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti në Twitter. We discussed EU-Western Balkans relations as well as the previous and upcoming dialogue meetings with @Lajcak at #BSF. We agreed on the importance to bring EU-perspective closer to people and that there is no alternative to EU enlargement process for the WB6 region. pic.twitter.com/Ga9ce77wO6 — Albin Kurti (@albinkurti) September 1, 2021 Emisari europian gjatë ditës së sotme ka takuar edhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, derisa në një postim në Twitter ka bërë të ditur që në këto takime të ndara kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për dialogun Kosovë-Serbi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 3 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 9 minuta më parë