Kurti për Shtëpinë e Kulturës: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë NULL NULL 16.09.2024 22:33 16.09.2024 22:33 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, mbrëmjen e sotme qëndroi për vizitë në Komunën e Suharekës, me rastin e hapjes solemne të përurimit të Shtëpisë së Kulturës "Ukë Bytyçi". Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, mbrëmjen e sotme qëndroi për vizitë në Komunën e Suharekës, me rastin e hapjes solemne të përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”. Atje u mirëpritën nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe familjarë të familjes Bytyçi. E veçanta e këtij përurimi të Shtëpisë së Kulturës, është se po bëhet pikërisht në prag të shënimit të përvjetorit të 22-të të rënies së ish kryetarit të Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit, dhe vetëm dy muaj pas ditëlindjes së 69-të të tij, transmeton Klankosova.tv. E ndërtuar në mënyrë që t’i shërbejë komunitetit artistik dhe rinisë, kjo shtëpi është një tregues i angazhimit të madh për të kultivuar prodhimin e kulturës në Republikën e Kosovës, si dhe synimi saj është ofrimi i kushteve sa më të mira infrastrukturore dhe mjedis të përshtatshëm. “Kjo Shtëpi e Kulturës që do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës”, u shpreh Kurti. Falë investimit dy pjesësh në shumën prej afër 4 milionë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në njërën anë, dhe më bashkëpunimin e Komunës së Suharekës në anën tjetër është arritur që të finalizohen hapësirat e bollshme të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, të cilat për të gjithë artdashësit do të ofrojnë mundësi për të akomoduar aktivitetin e institucioneve të kulturës edhe aktivitetet e artistëve dhe organizatave nga skena e pavarur kulturore. Në lidhje me këtë, kryeministri potencoi se ky është një shembull pozitiv dhe i duhur i bashkëpunimit të institucioneve qendrore dhe atyre lokale për të mirën e qytetarëve. Në përmbyllje ai i përgëzoi dhe i uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët e Suharekës, për ndërtesën re, e veçanërisht artistët, krijuesit dhe publikun e artit e të kulturës nga Suhareka dhe më gjerë. Në këtë ceremoni e pranishme ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 48 minuta më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 13 orë më parë