Kurti për shkarkimin e bordit të AKP-së: Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt

Kurti për shkarkimin e bordit të AKP-së: Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt

NULL NULL
8 months më parë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt” duke iu referuar shkarkimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni dhe krijimit të Fondit Sovran – që ishte premtim elektoral i Albin Kurtit.

“Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë”.

Me shumicë votash në Kuvend sot u votua shkarkimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.