Kurti për rrugët Prishtinë – Mitrovicë e Prishtinë – Podujevë: Vonesat janë veç çështje pronësore NULL NULL 07.10.2022 11:36 07.10.2022 11:36 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rruga Prishtinë – Mitrovicë s’ka pengesa politike por veç pronësore e kadastrale. I pari i qeverisë tha se janë të kufizuar nga mospërgatitjet që janë bërë kur ka filluar të shtrohet rruga, teksa shtoi se këtë problem s’e kanë veç me këtë rrugë, por edhe me atë Prishtinë – Podujevë. “Fillon shtrimi i asfaltit pa u bërë sqarimet e hollësishme për të gjitha pronat. Dhe më pastaj krijohen vonesa të jashtëzakonshme sepse nuk është kryer puna paraprakisht”. . “Pra, fazat e ndërtimit të një rruge s’kanë qenë të qarta, janë ngatërruar hapat, përfshirë edhe qartësinë deri në hollësi të shpronësimeve është shtruar asfalti e pastaj s’është mundur të shtrohet më tej, pikërisht që janë shfaqur probleme të mëvonshme që është dashur të sqarohen qysh në fillim”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. Tutje, Kurti tha se s’ka asnjë punë të kryer nga asnjë operator ekonomik të cilët nuk janë paguar. “Ka punë të pakryera që s’mund të paguhen sepse janë të pakryera, por s’ka punë të kryera që kanë ngelur të papaguara”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 17 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 32 minuta më parë