Kurti për Nazmi Mikullovcin: Kosovën si ekonomi industriale e njoh prej tij - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti për Nazmi Mikullovcin: Kosovën si ekonomi industriale e njoh prej tij

NULL NULL
04.03.2023 18:51
albin kurti nazmi mikullovci

“Njeriu mund të jetë i zëvendësueshëm për thuajse gjithë gjërat që i bën, por njeriu kurrë nuk mund të zëvendësohet për atë që ai është. Nazmiu, me kujtimet e takimeve me të, por mbi të gjitha me punët e kontributet e tij si profesionist drejtues i nivelit të lartë, në këtë kuptim, është i pazëvendësueshëm për ne, në zemrat tona”.

Kështu tha kryeministri Albin Kurti, para familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve në mbledhjen komemorative për Nazmi Mikullovcin, e cila filloi me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Duke përkujtuar jetën dhe veprën e Mikullovcit “në shërbim të vendit, e veçmas në fushën e ekonomisë”, Kurti tha “do të na duhen shumë e shumë vjet për të sjellë në ekonominë e Kosovës një figurë publike që është drejtor si ai, që drejton si ai”.

Më tej, kryeministri tha se Kosovën si ekonomi industriale e njeh prej tij si prej askujt tjetër, përfshirë këtu edhe librat për ekonominë në Kosovë.

Andaj, shtoi ai, fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar nderin e respektin që kemi e që kam për të, në aspektin e tij personal, profesional e qeverisës.

Me fjalë rasti në këtë mbledhje komemorative u drejtuan edhe Mentor Mikullovci, djali i të ndjerit, si dhe Kryesuesi i Bordit “Trepça” Sh.A., Bahri Hyseni, Zëvendëskryesuesja e Bordit të AKP-së, Suzana Dautaj- Surdulli dhe Kryesuesi i Bordit “Ibër Lepenci”, Bajram Mustafa, ndërkaq në pamundësi për të qenë i pranishëm për shkaqe shëndetësore me një letër u drejtua Akademik Mynir Dushi. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS