0:36, 15 Tetor 2019

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka përgëzuar Përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë për fitoret e arritura.

Ai ka thënë se këto dy skuadra na gëzuan sonte gjashtë herë dhe nuk morën asnjë gol, njofton Klan Kosova.

“Teksa Kosova shënoi 2 gola në portën e Malit të Zi në Prishtinë, merrnim mesazhet për 4 golat e Shqipërisë si mysafire në Moldavi”.

“Dy skuadrat tona na gëzuan sonte 6 herë. Dhe, nuk morën asnjë gol. Sulmuan bukur e suksesshëm. U mbrojtën mirë e pa siklet. Shkëlqejnë shqiptarët, sado pak mundësi kur kanë”.

 

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë