Kurti për “Der Standard” flet rreth Asociacionit: E pyes veten se pse plani i Ahtisaarit nuk mjafton për serbët NULL NULL 12.01.2023 00:33 12.01.2023 00:33 Kryeministri Albin Kurti ka thënë sërish se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formim të asociacioneve mbi baza etnike. Në një intervistë për mediumin austriak “Der Standard”, ai ka përmendur edhe Planin e Ahtisaarit kur është pyetur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurti ka theksuar se: “paragrafi i parë i planit të Ahtisaarit thotë: Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”. “Pra, mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar. Pyes veten edhe pse marrëveshja e Ahtisaarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme – ajo përmban shumë mbrojtje për të drejtat e pakicave serbe”. “Kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një asociacion; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”. I pari i ekzekutivit ka shtuar se e ka krijuar përshtypjen që presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e do formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Nuk mund ta duash Asociacionin e komunave dhe të thuash çdo javë: Unë nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Ju nuk mund të shërbeni një makiato pa një filxhan kafeje. Por të drejtat e pakicave janë një pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Pra, kur të arrijmë në atë pikë, Serbia mund të bëjë një propozim se si ta zgjidhë atë. Po kështu, do të mund të bëjmë propozime për çështje që i konsiderojmë të rëndësishme për pakicat në Serbi”, ka thënë Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months