Kurti për deklaratat e Vuçiqit se Kosova do ta sulmojë veriun: Ata flasin për vete, për ne flasim vetëm ne (VIDEO) NULL NULL 12.08.2022 10:14 12.08.2022 10:14 Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a joint press conference with Germany's Foreign Minister Annalena Baerbock following their meeting in Pristina on March 10, 2022. Baerbock is on a two-day official visit to Kosovo. (Photo by Armend NIMANI / AFP) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Prishtina po dëshiron që ta sulmojë veriun e t’i likuidojë serbët. Kurti tha se kur ata (krerët shtetërorë serbë) flasin për dhunë e vrasje, ata flasin për vete, imagjinatën, mendimet e planet e tyre, e jo për Kosovën, pasi sipas tij, për Kosovën flet vetëm Kosova. Kreu i ekzekutivit kosovar, veten e cilësoi si kryeminstër të shpresës e progresit, teksa për presidentin serb tha se ai është president i frikës e i kërcënimit. “Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore dhe do të ishte e dita e parë e punës së muajit të tetë të vitit, mirëpo më 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur, planifikuar e financuar strukturat ilegale që u bënë banda kriminale nëpër rrugët në veri të Kosovës”. “Pra, kur ata flasin, nuk janë duke folur për neve por janë për vete. Ne jemi për paqe e stabilitet afatgjatë dhe na duhet që me shtetin tonë jo vetëm ta mbrojmë sovranitetin e integritetin territorial, por edhe demokracinë, sundimin e ligjit dhe kurrë nuk bëjnë ta harrojmë, progresin”, është shperhur Kurti, njofton Klankosova.tv. Ai, tutje tha se ka autokratë, duke aluduar në Vuçiqin, që janë të shqetësuar me shembullin e Kosovës, ku sipas tij, demokracia cilësore e zhvillimi ekonomik shkojnë bashkë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë