Kurti pas takimit me Escobarin: Në Ohër shkojmë me vullnet e qëllime të mira NULL NULL 17.03.2023 14:44 17.03.2023 14:44 Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku u diskutua për takimin e nesërm në Ohër për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim. Kurti falënderoi Escobarin për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog. “Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. Escobar sot takoi edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. /Klankosova.tv
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months