Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti pas takimit me emisarët: Kandidatët e votuesit të marrin pjesë në zgjedhjet e reja pa frikë e kërcënime

NULL NULL
06.06.2023 00:01
Lajcak, Kurti, Escobar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim emisarin evropian Miroslav Lajçak dhe atë amerikan Gabriel Escobar.

Në këtë takim thuhet se u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për shtensionim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e aneksit të zbatimit.

Kurti tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj.

Ai shtoi se kandidatët dhe votuesit duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e reja pa frikë dhe kërcënime.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, theksoi Kurti.

Kurti shprehu gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për shtensionimin e gjendjes dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.