Kurti pas takimit me Bordin e Përkohshëm: Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë NULL NULL 15.05.2020 19:14 15.05.2020 19:14 Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryesuesin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Trepçës Sylejman Hyseni, me të cilin diskutuan mbi potencialin e Trepçës dhe planet për maksimizimin e këtij potenciali. Kurti tha se kapacitetet e saj janë shtetndërtuese, por se për realizimin e tyre duhet të hartohen plane dhe të ketë planifikim, njofton Klan Kosova. “Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë dhe Kryeministrit në detyrë. Derisa po ballafaqohemi me pandeminë e cila përpos shëndetit publik po na e cenon edhe shëndetin ekonomik, për Trepçën jemi duke u kujdesur përmes masës së katërt të Pakos Fiskale Emergjente kurse ajo do të ketë vëmendje edhe më të shtuar në pakon e dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike”, tha Kurti, Në këtë takim ishte ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, u.d. kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Hysen Vrajolli dhe ish-drejtori i Trepcës, Nazmi Mikullovci. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 minuta më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 6 minuta më parë