Kurti: Pas mocionit, vetëm zgjedhjet (VIDEO) NULL NULL 29.03.2020 20:26 29.03.2020 20:26 Datën e zgjedhjeve, nuk e ka dhënë ende. Por as mandatarin nuk ia kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje për ta bërë qeverinë. Në vend të kësaj, presidenti i vendit Hashim Thaci, do të ftojë për konsultime të gjitha partitë parlamentare, ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i konfirmuan Klan Kosovë gatishmërinë për takim. E në Partinë Demokratike të Kosovës nuk përgjigjen pa marrë ftesë. Klani nuk arriti ta marr qëndrimin e Nismës, por Vetëvendosje e bëri të qartë refuzimin. Kreu i këtij subjekti politik, aktualisht kryeministër në detyrë, Albin Kurti iniciativës së Thacit, iu përgjigj në Facebook. “Kushtetutëdhënësi e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër, me faktin se nuk ka paraparë asnjë procedim tjetër në Kushtetutë, për dallim nga dorëheqja, pas së cilës Kushtetuta ka paraparë që Presidenti fillon konsultimet me partinë apo koalicionin fitues”, shkroi Kurti. Kronikë e gazetares Arbëresha Shpati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024