Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti paralajmëron, së shpejti negociatat për zbatim të planit evropian

NULL NULL
27.02.2023 21:37
Kurti, Bruksel

Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth takimit të sotëm në Bruksel, edhe përmes një cicërime në twitter, duke konfirmuar se bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për propozimin evropian.

Ai tutje ka paralajmëruar se së shpejti do vijojnë negociatat për zbatimin e saj, përcjell klankosova.tv.

”Sot në Bruksel ramë dakord të dy për Propozimin e BE-së të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA, pa ndryshime. Unë ofrova të nënshkruaja zyrtarisht, por Serbia nuk ishte gati. Së shpejti do të vijojnë negociatat për zbatimin”.

Në fund, kryeministri Kurti, e ka falënderuar Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun e BE-së, për takimin e sotëm në Bruksel.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.