Kurti optimist se do ta rrumbullakon marrëveshjen me LDK-në NULL NULL 27.01.2020 14:51 27.01.2020 14:51 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ablin Kurti, ka thënë se beson që në këto ditët e mbetura do ta rrumbullakon marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të shkojë në Kuvend për ta votuar Qeverinë e re në kuadër të afatit 15 ditësh. Ai para gazetarëve në Prizren, ka thënë se e kupton që ka frustrim të madh, por tashmë janë afatet kushtetuese dhe qytetarët nuk do të presin më gjatë se në fillim të javës së ardhshme, njofton Klan Kosova. “Tema është ajo e njëjta pra si ta rrumbullakojmë marrëveshjen përfundimtare VV-LDK. Pastaj nga lartësia e asaj marrëveshje do të ishte shumë kollaj që edhe pakicat t’i përfshijmë në qeverisjen tonë në mënyrë që vitin 2020 ta fillojmë me një qeverisje të mirë e të mbarë, me program të harmonizuar i cili do ta ketë reformën e pesë-fshitë”. “Sepse populli kështu ka votuar me 6 tetor dhe ky është interesi i qytetarëve edhe i shtetit tonë. Ne do të takohemi sot – komunikimin e kemi pasur të vazhdueshëm – pozicionet i kemi të qarta”. “Pozicionet tona u korrespondojnë qëndrimeve dhe propozimeve tona të shprehura nga LDK me 8 janar ndërsa nga VV me 9 janar me takimet që i kemi zhvilluar ato dy dytë – ku kishte më shumë se një javë para se ta dërgojmë propozimin për mandatar tek Presidenti Hashim Thaçi”. “Këto pozicione do të përpiqemi që t’i përafrojmë në mënyrë që ta kurorëzojmë marrëveshjen”. “Mund të thuhet që ne jemi duke u zgjatur për vetëm një muaj meqenëse deri me 26 dhjetor nuk ka qenë në dorën tonë. Por, që nga kjo datë me siguri që sa më shpejt që arrihet marrëveshja, aq më mirë”. “Me besimin e mirë – vullnetin dhe përkushtim duke qenë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve – besoj se në këto ditët e mbetura do ta rrumbullakojmë marrëveshjen dhe të shkojmë në Kuvend e ta votojmë Qeverinë e re në kuadër të afatit 15 ditor”. “Unë kam vullnetin e mirë, kemi programin para vetës, kemi detyrimin para qytetarëve që më në fund ta bëjmë një marrëveshje të ndryshimit të madh politik dhe institucional”. “Unë e di se ka frustrim dhe ankth, por tash janë afatet kushtetuese, nuk do të prisni më shumë se fillimi i javës së ardhshme edhe teorikisht. Pra i ka ardhur fundi; prandaj edhe durimi po soset. Unë jam optimist se do t’i rrumbullakojmë pozicionet tona dhe do ta kemi koalicionin qeverisës”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 51 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë