Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti, opozitës: Unë s’kam ndryshuar përmbajtësisht, ju ndryshuat deklarativisht

NULL NULL
03.03.2023 01:07

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë seancës se sontme iu është drejtuar deputetëve të opozitës se ai nuk ka ndryshuar përmbajtësisht, por ata kanë ndryshuar deklarativisht për të mirë.

Këto ndryshime sipas Kurtit, janë meritë e partisë që ai e udhëheq, teksa shtoi se “pasojë direkte e VV-së është ndryshimi i syve tuaj”.

“Me fjalë të tjera, edhe ky ndryshim i përjetuar deklarativisht, edhe ky është rezultat i VV-së. Pa VV-në s’do ta kishim as këtë ndryshim. S’kam ndryshuar unë, por sytë e juaj. Ju po shikoni ndryshe tash. Edhe këtu ne e kemi një kontribut të pamohueshëm”.

“Edhe më herët ju thashë, koncepti s’ka ndryshuar. Strategjia se si i dislokojmë forcat, si i rendisim argumentet, natyrisht, e edhe ajo në masë të madhe për shkak të trashëgimive të ish-qeverive”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në dialogun me Serbinë s’ka vështirësi tjetër jashtë trashëgimive të cilat ai i quajti nga ish-qeveritë e kaluara/

“Mua, asgjë më shumë se trashëgimia e ish-qeverive nuk më ka detyruar që të bëhem strategjik. Për atë se si jam nga karakteri s’isha bë”.

“Me ju thënë të drejtën, në këtë dialogun ku jam, s’kam vështirësi jashtë trashëgimive të ish-qeverive.  Vështirësitë më të mëdha i kam kur trashëgimia e ish-qeverive është argument i kundërshtarëve të mi”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.