Kurti-opozitës: Sipas 14 shkurtit nuk jemi 51/49 me përqindje të votave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti-opozitës: Sipas 14 shkurtit nuk jemi 51/49 me përqindje të votave

NULL NULL
20.04.2023 12:19
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar opozitës  për përqindjen e votave.

Ai drejtuar opozitës ka thënë se nuk janë 51/49 me përqindje të votave, sepse sipas tij, kjo thuhet nga opozita me qëllim që, siç u shpreh ai, të duket barabartë.

Tutje, Kurti është shprehur se me 14 shkurt 2021 ka ndodhë ndryshimi i madh, përcjell Klankosova.tv.

“Le t’ua përsërisim edhe njëherë, për rezultatin e 14 shkurtit 2021, që ende faktikisht nuk e pranojnë, se Lëvizja jonë Vetëvendosje i ka marrë 438 mijë vota, PDK, LDK, AAK bashkë 321 mijë vota. 438 mijë me 321 mijë, as nuk është 51/49”.

“Këtyre edhe me ua shtu 1/3, 33 për qind të votave të tyre s’na mbrrijnë këtu, pra kur thonë 51/49, kjo bëhet me qëllim që të duket si barabartë, a të tretë bashkë ata. Me 14 shkurt 2021 ka ndodhë ndryshimi i madh me sloganin “Drejtësi dhe Punësim”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.