Kurti, opozitës: Për tre vjet me gaz nuk vinin paret, për gjashtë muaj me bateri mbi 200 milionë euro - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti, opozitës: Për tre vjet me gaz nuk vinin paret, për gjashtë muaj me bateri mbi 200 milionë euro

NULL NULL
04/08/2022

Kryeministri  Albin Kurti ka thënë se ai ka bërë më shumë për energjinë e vendit për një periudhë më të shkurtër se sa partitë opozitare kur ishin në pushtet për vite.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit, iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve që e kanë kritikuar duke i thënë se ka kaluar nga gazsjellësi në bateri.

“Për tre vjet me gaz nuk vinin paret nuk nënshkruheshin marrëveshjet, te ne me bateri me gjashtë muaj mbi 200 milionë. A po e kuptoni dallimin? Tri vjet me gaz po paret nuk vinin, pranohej programi dhe as nënshkrime nuk ka, tri vjet me gaz pare nuk ka, gjashtë muaj me bateri mbi 200 milionë”,ka thënë Kurti, njofton KlanKosova.tv.