Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti numëron sukseset e qeverisjes, s’përmend marrëveshjen me Serbinë

NULL NULL
22.03.2023 11:37
Abin Kurti
Kryeministri Albin Kurti. Foto: ZKM

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë foli gjerë e gjatë për punën e tij teksa nesër shënon dyvjetorin e qeverisjes.

Kurti foli për pandeminë COVID-19, vështirësitë për të siguruar vaksina, krizen energjetike, inflacionin ekonomik e agresionin rus në Ukrainë, njofton Klankosova.tv.

Por, Kurti në asnjë vend nuk përmendi procesin e dialogun e as marrëveshjen e arritur me Serbinën për planin evropian.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë. Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, e nganjëherë sureale, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë”.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

“Përkundër vështirësive nga pandemia, kriza nga lufta në Ukrainë rritja mesatare ekonomike për këto dy vite ka qenë prej 7%, që ishte më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare për dy vite tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë.Buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për dy vite, e ekonomisë 2.3 milionë euro”, tha Kurti.

Kujtojmë se pas takimit në Bruksel më 27 shkurt, kryeministri Albin Kurti, në takimin e përbashkët në Ohër me përfaqësues të Bashkimit Evropian, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars, ranë dakord për aneksin për zbatimin e marrëveshjes së propozuar nga BE-ja, por nuk pati nënshkrime, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.